Pagesa Plus

Për faturat e shtëpisë, në lekë

Mos harro asnjë faturë.

Dritat, uji, interneti, qiraja. Edhe ato që vijnë një herë në vit, si sigurimi i makinës dhe kolaudimi. Pagesa Plus të kujton disa ditë para afatit dhe të tregon sa të mbeten deri në rrogën tjetër.

Kush regjistrohet tani, e merr Premium falas, përgjithmonë.

Të përmuajshmet, dhe ato që të zënë në befasi

Fatura e dritave vjen çdo muaj dhe e mban mend. Sigurimi i makinës vjen një herë në vit, dhe pikërisht ai harrohet.

Nuk e di datën e saktë? Shkruaj kur e pagove herën e fundit dhe afatin e radhës e llogarit aplikacioni.

  • çdo muajOSHEE – Drita≈ 4.800 L
  • çdo muajUji≈ 1.200 L
  • çdo muajInterneti2.000 L
  • çdo muajQiraja35.000 L
  • një herë në vitSigurimi TPL i makinës14.500 L
  • një herë në vitKolaudimi3.000 L

Sa të kushtojnë abonimet në vit?

Netflix, Spotify, iCloud, YouTube. Secili duket i vogël, sepse paguhet vetë me kartë çdo muaj. Bashkë, shumica e njerëzve paguajnë më shumë se sa mendojnë.

Pagesa Plus i mbledh në një vend, të tregon sa të kushtojnë në vit, dhe të kujton një ditë para çdo rinovimi, që të kesh kohë ta anulosh atë që nuk e përdor më.

  • rinovohet vetë · çdo muajNetflix€ 9,99
  • rinovohet vetë · çdo muajSpotify€ 11,99
  • rinovohet vetë · çdo muajiCloud+€ 2,99
  • rinovohet vetë · çdo muajYouTube Premium€ 12,99
  • bashkë, në një vit≈ 44.000 lekë€ 455

Shuma shembull. Çmimet ndryshojnë sipas planit.

Shtimi i një shpenzimi: shuma, pastaj kategoria

Një kafe, dy prekje

Shkruaj shumën, prek kategorinë dhe mbaron. Ato që i blen shpesh, si kafja, biletat e autobusit ose karburanti, dalin sipër dhe shtohen me një prekje.

Në fund të muajit sheh ku shkuan paratë, sipas kategorisë, pa tabela dhe pa fjalë kontabiliteti.

Pagesa e faturës, me foton e faturës

Pagove? Shtyp “Paguaj”.

Shuma shkon te shpenzimet e muajit dhe fatura kalon vetë te muaji tjetër. Nëse do, ruaj edhe një foto të faturës, që ta gjesh kur të duhet.

Kur vjen kujtesa, mund ta shënosh të paguar që nga njoftimi, pa e hapur aplikacionin.

Ekrani kryesor në pamjen e errët

Paratë e tua janë punë e jotja

Aplikacioni punon pa internet dhe e kyç me fytyrë ose gjurmë gishti. Të dhënat rrinë në telefon.

Nëse zgjedh kopjen në cloud, ajo kodohet në telefon përpara se të dërgohet. Ne e ruajmë, por nuk e lexojmë dot: hapet vetëm me fjalëkalimin tënd. Kur ndërron telefon, hyn dhe i gjen të gjitha.

Dhe të gjitha këto

Keshi dhe ATM-ja
Tërheqja nuk është shpenzim. Aplikacioni di sa kesh ke në portofol, dhe në fund të muajit të pyet ku shkoi ai që s’e shënove.
“A të erdhi rroga?”
Ditën e rrogës ose të pensionit të pyet me një njoftim. Po, Jo ende, ose shuma e saktë, me një prekje.
Lekë të vjetra
Nëse llogarit si “48 mijë”, aplikacioni flet si ti. Shumat ruhen gjithmonë saktë në lekë të reja.
SMS-të e bankës
SMS-ja që të vjen nga banka mund të shtojë shpenzimin vetë. Mesazhi lexohet brenda telefonit dhe nuk dërgohet askund.
Lekë dhe euro
Qiraja në euro, rroga në lekë: secila me monedhën e vet, totalet me kursin e ditës.
Buxheti
Kufij për ushqimet, kafenë ose karburantin, dhe sa të mbeten në ditë deri në fund të muajit.
Widget në ekranin kryesor
Sa të mbeten këtë muaj dhe faturat e radhës, në ekranin kryesor pa e hapur aplikacionin.
Në shqip, nga fillimi
OSHEE, UKT, kolaudimi, TPL. Fjalë që i njeh, jo përkthime.

Çfarë nuk bën

  • Nuk lidhet me bankën dhe nuk të kërkon fjalëkalime bankare.
  • Nuk paguan në emrin tënd. Faturat i paguan si gjithmonë: në bankë, te sporteli ose në aplikacionin e bankës.
  • Nuk i dërgon të dhënat e tua në cloud pa e zgjedhur ti.
  • Nuk ka reklama dhe nuk ia shet të dhënat e tua askujt.
  • Nuk anulon abonimet në emrin tënd: të kujton në kohë, vendos ti.

Regjistrohu tani, dhe Premium është yt falas, përgjithmonë

Faturat, kujtesat, shpenzimet dhe buxheti janë falas për të gjithë. Premium do të ketë abonim, por kush regjistrohet para se aplikacioni të dalë nuk e paguan kurrë. Premium përfshin:

  • Shpenzimet hyjnë vetë, nga SMS-të dhe njoftimet e bankës.
  • Skanon kuponin fiskal: shuma, dyqani dhe data plotësohen vetë.
  • Portofoli i familjes, i përbashkët me partnerin ose familjen.
  • Pyet për paratë e tua dhe merr përgjigje në shqip.

Të dërgojmë lidhjen sapo aplikacioni të jetë gati për telefonin tënd.

Pa kartë, pa fjalëkalim, pa reklama.

Pyetje

A lidhet me bankën time?

Jo. Nuk të kërkon kurrë fjalëkalime bankare. Shpenzimet i shënon me dy prekje, ose i shton vetë nga SMS-të e bankës që ti zgjedh t’ia kalosh. Mesazhet lexohen brenda telefonit dhe nuk dërgohen askund.

A duhet të hap llogari?

Po, një llogari e thjeshtë me emër, mbiemër dhe email, që ta dimë kush je, edhe për Premium. Faturat dhe shpenzimet i ruajmë në cloud vetëm nëse e zgjedh ti; përndryshe rrinë vetëm në telefonin tënd.

Kur del?

Tani po e provojmë me grupin e parë. Lër emrin dhe email-in, dhe të shkruajmë sapo të jetë gati për telefonin tënd.

Sa do të kushtojë?

Pjesa e përditshme mbetet falas. Premium do të ketë abonim mujor ose vjetor, me çmim për Shqipërinë. Kush regjistrohet në listë para se aplikacioni të dalë, e ka Premium falas përgjithmonë.

Po me email-in tim çfarë bëni?

E përdorim vetëm për të të njoftuar kur aplikacioni të jetë gati. Nuk ia japim askujt. Na shkruaj dhe e fshijmë brenda pak ditësh. Më shumë te Privatësia.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Po. Pa kopjen në cloud, gjithçka rri vetëm në telefonin tënd. Me kopjen në cloud, të dhënat kodohen në telefon përpara se të dërgohen: as ne nuk i lexojmë dot. Aplikacioni mund të kyçet me fytyrë ose gjurmë gishti.

Më ndihmon edhe me abonimet si Netflix ose Spotify?

Po. I shton një herë, aplikacioni të tregon sa të kushtojnë në vit dhe të kujton një ditë para çdo rinovimi, që të kesh kohë ta anulosh atë që nuk e përdor.

A punon pa internet?

Po. Interneti duhet vetëm për kursin e euros dhe, nëse e ke ndezur, për kopjen në cloud.